Ҫfarë është Programi Connect Albania?
Connect Albania është një Program që lehtëson investimet e huaja nga jashtë vendit në Shqipëri përmes angazhimit të anëtarëve të Diasporës Shqiptare si Agjentë të Zhvillimit.
Si mund ta aksesoj Programin Connect Albania si Investitor i mundshëm?
Nëse jeni një sipërmarrës i interesuar ose profesionist i pavarur individual, mund të kontaktoni një Agjent të Zhvillimit anëtar i Diasporës Shqiptare, i cili do të ketë qasje në Mekanizëm në emrin tuaj dhe do të ndjekë të gjitha hapat për të themeluar dhe regjistruar një investim të suksesshëm në Shqipëri. Nëse jeni një sipërmarrës i interesuar, por nuk njihni një anëtar të Diasporës Shqiptare që mund të lehtësojë procedurat tuaja të investimit, ju lutemi kontaktoni Zyrës së Programit Connect Albania këtu.
Si mund ta aksesoj Mekanizmin Connect Albania si Agjent Zhvillimi i Interesuar?
Individët nga Diaspora Shqiptare të cilët banojnë jashtë vendit mund të aplikojnë në mekanizmin Connect Albania online për të marrë statusin e Agjentit të Zhvillimit, i cili do t’i lejojë ata të tërheqin dhe promovojnë investime në Shqipëri.
Si mund të krijoj profilin tim si Agjent Zhvillimi i Interesuar?
Çdo individ i regjistruar ligjërisht jashtë vendit që dëshiron të bëhet një Agjent Zhvillimi i Interesuar, mund të aplikojë në Mekanizmin online Connect Albania, nën WEB faqen e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC), për të marrë statusin e Agjentit të Zhvillimit dhe, sipas rregullave, duke plotësuar Formularin e Aplikimit dhe futjen e informacionit të kërkuar dhe dokumenteve mbështetëse. (për më shumë, shikoni Rregulloren e Mekanizmit të Connect Albania).
Si mund të regjistrohem si Agjent Zhvillimi i Interesuar?
Pas dorëzimit së aplikimit online brenda një afati prej 10 ditësh, aplikimi do të shqyrtohet nga ekspertët që punojnë në Zyrën e Programit Connect Albania të krijuar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Pasi stafi i Zyrës së Programit Connect Albania do të kontrollojë pajtueshmërinë dhe përshtatshmërinë e dokumenteve të paraqitura, do t’i kërkojë Agjentit të Zhvillimit të Interesuar të sigurojë dokumentet e aplikimit në origjinal, në përputhje me të gjitha kërkesat si të vlefshme për autoritetet publike në vendin nga vjen Agjenti i Zhvillimit ashtu dhe në Shqipëri. Pas miratimit përfundimtar të aplikantit nga Njësia Connect Albania, personat e zgjedhur do të marrin një numër identifikimi që identifikon statusin e tyre si Agjent Zhvillimi i Interesuar për tërheqjen e investimeve nga anëtarët e Diasporës Shqiptare ose kompani të huaja/ subjekte juridike / individë të përfaqësuar.
Ҫfarë dokumentash duhen për t’u rregjistruar si Agjent Zhvillimi?
Lista e mëposhtme e dokumentave kërkohet nga Agjenti i Zhvillimit i Interesuar:
- Kopjen e letërnjoftimit / pasaportës.
- Kopjen e lejes së qëndrimit të rregullt për një kohëzgjatje të paktën 5 vite jashtë territorit te Republikës së Shqipërisë.
- Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit që konfirmon regjistrimin e personit / shoqërisë juridike të huaj jashtë vendit
- Paraqisni një Deklaratë të nënshkruar në të cilën shkruhet se në 5 vitet e fundit personi (individi): 1) është me vendbanim të rregullt jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; 2) ka përmbushur detyrimet tatimore; 3) nuk është në procedurë gjyqësore dhe / ose nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale, dhe se personi nuk është subjekt i ndonjë mase sigurie apo masave parandaluese, vendimeve civile dhe masave administrative, regjistruar në regjistrin e gjendjes gjyqësore sipas legjislacionit në fuqi; 4) kufizuar në informacionin e tij / saj, nuk është subjekt i ndonjë procedure hetimi ose ndjekje penale, qoftë në vendin e tij / saj të banimit apo diku tjetër; 5) nuk është akuzuar ose nuk është dënuar me ndonjë masë gjyqësore për shkelje administrative; 6) nuk është subjekt i ndonjë procedure falimentimi dhe nuk është në gjendje paaftësie paguese, dhe se nuk ka kërkuar ristrukturim nga kreditorët; 7) përputhet me kërkesat ligjore kundër pastrimit të parave; 8) nuk i nënshtrohet ndonjë procesi gjyqësor, administrativ, civil ose penal, për shpërdorim gjatë kryerjes së veprimtarisë tregtare ose neglizhencë ose nuk është dënuar / akuzuar gjatë tre viteve të fundit për shkelje të tilla.
- Kopje e noterizuar e autorizimit ose prokurës sëposaҫme, kur është e zbatueshme, nga personi juridik / shoqëria e huaj ose ndonjë individ që dëshiron të investojë në Shqipëri.
Si mund të rregjistroj biznesin në Shqipëri?
Agjenti i Zhvillimit i Interesuar do të udhëhiqet dhe mbështetet nga Zyra e Programit Connect Albania për të ndjekur regjistrimin e biznesit që përfaqëson. Pas dorëzimit të aplikimit online, brenda afatit prej 10 ditësh aplikacioni do të shqyrtohet nga ekspertët që punojnë në sportelin e Zyrës së Programit Connect Albania të krijuar nën Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Pasi të vlerësohet nga stafi i Zyrës së Programit Connect Albania përshtatshmëria e dokumenteve të paraqitura, Agjenti i Zhvillimit duhet të sigurojë dokumentet e aplikimit në origjinale, në përputhje me të gjitha kërkesat për vërtetimin e dokumenteve të lëshuara nga autoritetet publike në shtetin e huaj dhe në Shqipëri. Personat e zgjedhur do të marrin një numër identifikimi që identifikon statusin e tyre si Agjent Zhvillimi i Interesuar për tërheqjen e investimeve nga Diaspora Shqiptare ose bizneset e huaja dhe kompania / subjekti juridik ose individi që ata përfaqësojnë. Stafi i Zyrës së Programit CA do të drejtojë Agjentin e Zhvillimit të Interesuar për hapat që duhet të ndjekin dhe dokumentet që do të paraqiten në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Për më shumë informacion, referojuni Rregullores për Mekanizmin Connect Albania dhe dokumentit “Si të regjistroheni për të bërë biznes në Shqipëri”.
Ҫfarë është bonusi në rastin e një investimi të suksesshëm?
Individët ose personat juridikë / shoqëritë nga Diaspora Shqiptare që do të kenë statusin e Agjentit të Zhvillimit të Interesuar për të promovuar investimet e Diasporës Shqiptare dhe ivestimet e huaja në Shqipëri, do të marrin një bonus (shpërblim financiar) nëse investimi që ata ndërmjetësojnë në Shqipëri vlerësohet si i suksesshëm . Shuma maksimale e bonusit për Agjentët e Zhvillimit të Interesuar nga Diaspora Shqiptare, do të jetë 1,000 EUR për punonjës, por jo më shumë se 30,000 EUR në total.
Kur merret Bonusi?
Bonusi do t’i jepet Agjentit të Zhvillimit të Suksesshëm jo më herët se 6 (gjashtë) muaj nga data e regjistrimit të biznesit (shoqëri tregtare / subjekt juridik / sipërmarrës) në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në Shqipëri dhe dëshmi për të paktën 5 (pesë) punonjës të punësuar gjatë kësaj periudhe ose / dhe jo më herët se 6 (gjashtë) muaj nga data e fillimit të investimeve për bizneset që janë regjistruar në QKB dhe që kanë nevojë për leje, licenca të caktuara për të filluar biznesin.
Kur përcaktohet një investim si i suksesshëm?
Investimi konsiderohet i suksesshëm nëse është ende në statusin aktiv pas 6 (gjashtë) muajsh nga data e regjistrimit të biznesit (shoqëri tregtare / subjekt juridik / sipërmarrës) në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në Shqipëri dhe dëshmi për të paktën 5 (pesë) punonjës të punësuar gjatë kësaj periudhe ose / dhe jo më herët se 6 (gjashtë) muaj nga data e fillimit të investimeve për bizneset që janë regjistruar në QKB dhe që kanë nevojë për leje, licenca të caktuara për të filluar biznesin. Biznesi që provon barazi gjinore do të konsiderohet si një avantazh.