Connect Albania
Investo në Shqipëri
Connect Albania (CA) është një program inovator online për rritjen e investimeve i krijuar në kuadrin e Projektit IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”.
Investo në Shqipëri
Shqipëria ka bërë përparim në sektorët kryesorë të BE-së, siç janë sundimi i ligjit dhe reforma në sektorin e drejtësisë dhe, aktualisht, po pret hapjen e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian. Shqipëria po u kushton vëmendje të veçantë edhe investitorëve të mundshëm dhe, më poshtë, janë renditur disa faktorë dhe arësye pse duhet të investoni në Shqipëri:
Faktorët ekonomikë
-
Lidhjet e ngushta me Tregun e BE-së
-
Anëtarësimi në CEFTA që përfshin gjithashtu Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën
-
Trendi në rritje i eksporteve të produkteve bujqësore
-
Mundësia për marrjen me qira të pronës shtetërore me qira simbolike prej ‘1 €’
-
Përparësitë fiskale dhe politika të favorshme fiskale
-
Marrëveshjet e tregtisë së lirë me disa vende nuk përcaktojnë asnjë tarifë për produktet industriale dhe kuota me normë tarifore për produktet bujqësore
-
Anëtarësimi në NATO
-
Numri në rritje i markave tregtare të adresuara për tregun e eksportit
-
Kostot më konkurruese të punës në rajon
-
Avantazhet e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me vendet e BE-së, si Islanda, Zvicra
-
Qeveria po përgatit dhe zbaton paketa dhe stimuj miqësore që u mundësojnë fermerëve të të gjitha disiplinave një menaxhim efektiv të aktiviteteve të tyre ekonomike, më shumë akses në rrjetet e financimit dhe shpërndarjes dhe në tregje më të mëdha
-
Çmimet konkurruese të tokës
-
Skemat Kombëtare dhe Evropiane të Mbështetjes Financiare
Faktorë kulturorë
-
Kultura mikpritëse, mosha e re e popullsisë shqiptare, nxënës të shpejtë të gjuhëve të huaja, ushqim i shijshëm, klimë e mirë dhe me diell
-
Nuk ka pengesa kulturore gjatë biznesit në Shqipëri. Markat e huaja vlerësohen shumë në Shqipëri
Faktorë kulturorë
-
Klima e favorshme dhe llojet e ndryshme të mikroklimave bëjnë të mundur rritjen e bimëve që janë të buta për një zonë të caktuar
-
Burimet e favorshme të tokës dhe ujit
-
Sektori i bujqësisë reflektoi një rritje te konsiderueshme dhe nuk u prek nga kriza e Eurozonës