Connect Albania

Regjistro një Biznes në Shqipëri

Connect Albania (CA) është një program inovator online për rritjen e investimeve i krijuar në kuadrin e Projektit IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”.

Nëse po planifikoni të investoni në Shqipëri, atëherë ne mund t’ju ndihmojmë. Connect Albania, një Program inovator online, dhe Agjentët e Zhvillimit, anëtarë të Diasporës Shqiptare në Itali, do t’ju ofrojnë ndihmë profesionale për të themeluar dhe regjistruar një biznes në Shqipëri. Në fakt, Programi Connect Albania ju mbështet për të vlerësuar mundësitë që Shqipëria i ofron biznesit tuaj duke siguruar informacion të saktë në lidhje me nevojat tuaja, përfshirë udhëzues për të bërë biznes në Shqipëri. Përmes Programit Connect Albania ju do të përfitoni nga procedura e standardizuar e përgatitur nga Zyra e Programit Connect Albania dhe IOM Albania. Zyra e Programit Connect Albania, e cila shërben si një sportel do të mbështesë dhe ndjekë interesin e investitorit. Përmes Agjentit të Zhvillimit, Njësia lehtëson dhe koordinon të gjitha hapat dhe procedurat e nevojshme për investitorët e Diasporës Shqiptare dhe Investitorët huaj. Agjentët e Zhvillimit shërbejnë si ndërmjetës ndërmjet Njësisë dhe investitorëve të huaj/ bizneseve të mundshme nga vende të ndryshme të botës në Shqipëri. Nëse dëshironi të investoni në Shqipëri, kontaktoni një anëtar të Diasporës Shqiptare që ka statusin e Agjentit të Zhvillimit, i cili do të lehtësojë procesin e investimeve në Shqipëri. Nëse nuk keni ndonjë kontakt të anëtarëve të Diasporës Shqiptare në Itali, lidhuni me Njësinë Connect Albania për gjetjen e një Agjenti të Zhvillimit në: [email protected]